Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, deklaroi se Ngushtica e Hormuzit nuk është mbyllur, në një postim në platformën X të datës 22 mars 2026.
Ai u drejtua indirekt ndaj SHBA-së, duke thënë se anijet tregtare hezitojnë të kalojnë për shkak të frikës së siguruesve nga lufta e zgjedhur prej tyre, jo prej Iranit. "Provoni respektin – liria e lundrimit nuk mund të ekzistojë pa lirinë e tregtisë. Respektoni të dyja – ose mos prisni asnjërën", theksoi ai.
Irani e ka mbyllur efektivisht Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftimeve, rreth tre javë më parë, dhe është akuzuar se ka shënjestruar anijet tregtare. Kjo rrugë ujore është jetësore, pasi kalojnë sasi të mëdha të naftës botërore çdo ditë.
Që nga fillimi i luftimeve, Irani, SHBA-ja dhe Izraeli kanë shkëmbyer kërcënime dhe fyerje në mediat sociale.
Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, lëshoi kërcënime të reja ndaj SHBA-së dhe Izraelit. Ai deklaroi se Irani mund të shënjestrojë "institucionet financiare që financojnë buxhetin ushtarak të SHBA-së", duke përmendur Obligacionet e Thesarit të SHBA-së si objektiva legjitime.
"Ato janë të njollosura me gjakun e iranianëve. Nëse vazhdoni t’i blini, po sulmoni asetet dhe selinë tuaja kryesore. Ne po monitorojmë portofolat tuaja të investimeve", shtoi ai, përveç bazave ushtarake.