Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Vlado Misajlovski, zhvilloi një ceremoni përkujtimore në kazermat e Ilindenit, para memorialit të Batalionit të Forcave Speciale. Aktiviteti u mbajt në nderim të katër pjesëtarëve të ushtrisë të vrarë në Vejcë në vitin 2001, 25 vjet më parë, si dhe katër anëtarëve të Ministrisë së Brendshme që humbën jetën në atë konflikt.
Ceremonia përfshiu vendosjen e një kurore me lule.
Në pllakën përkujtimore, shqiptarët e përfshirë në konfliktin e 2001-s etiketohen si 'terroristë'. Konflikti pati viktima nga të dyja palët dhe u zgjidh me Marrëveshjen e Ohrit.
Ministri Misajlovski shkroi në postimin e tij në rrjete sociale:
"Sot, me respekt të thellë, kujtojmë heronjtë që dhanë më të çmuarën për Maqedoninë. Në kazermat e Ilindenit, para memorialit të Batalionit të Forcave të Posaçme, vendosëm një kurorë me lule dhe nderuam Robert Petkovskin, Boban Trajkovskin, Mile Janevskin dhe Igor Kosteskin. 25 vjet më parë, katër anëtarët e ushtrisë, së bashku me katër anëtarë të tjerë të Ministrisë së Brendshme, humbën tragjikisht jetën duke mbrojtur atdheun e tyre afër qytetit të Vejcës. Sakrifica e tyre mbetet një pjesë e kujtesës sonë përgjithmonë. Guximi dhe sakrifica që ata treguan na obligojnë të kujtojmë, respektojmë dhe ruajmë atdheun. Përjetësisht kujtim dhe lavdim."