Sot, më 3 shkurt 2026, u mbushën 26 vjet nga ngjarja e natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, ku 'Rojat e urës' vranë 10 shqiptarë, përfshirë fëmijë, gra e pleq. U plagosën shumë të tjerë, ndërsa rreth 12 mijë shqiptarë u dëbuan drejt jugut të qytetit, duke lënë pas shtëpitë në flakë.
Sipas KMLDNJ-së, vrasjet u kryen në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe të policisë ndërkombëtare.
Viktimat
Viktimat e konfirmuara janë:
• Nezir Voca dhe Shqipe Voca
• Niman Sejdiu
• Bashkim Rrukeci
• Sebiha Abrashi
• Selime Berisha
• Muharrem Sokoli
• Nderim Ajeti
• Nerimane Xhaka
• Remzije Canhasi
Përgjegjësit sipas dëshmitarëve
Sipas dëshmitarëve, operacionin e udhëhoqi MPB-ja e Serbisë, në krye me ish-komandantin Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq e të tjerë.
Në vitin 2014, Gjykata Themelore në Mitrovicë e shpalli fajtor Oliver Ivanoviq me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.