Në veri të Mitrovicës, më 3 dhe 4 shkurt 2000, u vranë 10 shqiptarë civilë, përfshirë gra, fëmijë dhe pleq. Të mbijetuari Luan Abrashi, i cili atëherë ishte 13 vjeç dhe humbi nënën Sebiha Abrashi, rrëfen se vrasjet u kryen në mënyrë të organizuar nga strukturat serbe për spastrim etnik, sipas tij.
Ngjarja ndodhi rreth gjashtë muaj pas përfundimit të luftës, në prani të forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut, të cilat nuk arritën të mbrojnë civilët. Abrashi shpjegon se vrasjet u bënë pa dallim moshe apo gjinie, duke përdorur bomba, armë të ftohta dhe mjete të tjera.
"Po, realisht me datën 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, në pjesën veriore të Mitrovicës, ku janë vrarë 10 shqiptarë civilë të pafajshëm, ku në mes të të cilëve ka qenë edhe nëna ime, Sebiha Abrashi. Atë natë ka qenë një natë e tmerrshme për arsye se është bërë në prezencën e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut, pra realisht afër gjashtë muaj pas përfundimit të luftës. Ka qenë e organizuar shumë mirë nga ana e strukturave serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve. Ka qenë një natë e tmerrshme, realisht vrasjet janë bërë pa dallim gjinie, pa dallim moshe, në mënyrën më barbare, me bomba, me armë të ftohta edhe me çdo gjë që kanë mundur ata", tha ai.
Pas 26 vitesh, nuk ka drejtësi për viktimat, pasi askush nuk është dënuar, ndonëse dihen strukturat përgjegjëse. Familjet e viktimave po shqyrtojnë mundësinë e paraqitjes së padive në institucione ndërkombëtare, si Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, për shkak të rrethanave të veçanta të krimeve nën mbikëqyrjen e misioneve ndërkombëtare.
Në kuadër të kësaj ngjarjeje, Komuna e Mitrovicës përuroi një pllakë përkujtimore.
Përditësime
Luan Abrashi shprehu emocion për ngjarjen: "Jam pak edhe pjesërisht i emocionuar… e kujtoj shumë mirë. Fatkeqësia është se", tha ai. Kujtesa e tij mbetet e qartë, pavarësisht moshës së re atëherë.