Komuna e Mitrovicës së Jugut organizon sot aktivitete përkujtimore me rastin e 26-vjetorit të ngjarjeve të natës midis 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Kosovës.
Aktivitetet fillojnë në orën 11:00 me vendosjen e një pllake përkujtimore te ura e re për këmbësorë. Më pas, në orën 12:00, në Qendrën e Kulturës hapet një ekspozitë me fotografi që dokumentojnë ato ngjarje. Programi përfundon në orën 12:30 me ndezjen e qirinjve te ura e re, në nderim të viktimave dhe në kujtim të vuajtjeve të shqiptarëve.
Sipas burimeve, 26 vjet më parë, ‘Rojat e urës’ patën vrarë dhjetë shqiptarë, në mesin e tyre fëmijë, gra e pleq. U plagosën edhe shumë të tjerë, ndërsa rreth 12 mijë shqiptarë u dëbuan nga veriu i qytetit drejt jugut, duke lënë pas shtëpitë në flakë.
Përditësime
Autoritetet publikuan listën e plotë të 10 viktimave të ngjarjeve të 2000-ës në Mitrovicë: Nezir Voca, Shqipe Voca dhe tetë të tjerë, me moshë nga 13 deri në 65 vjeç.
Raportet konfirmojnë 25 të plagosur.
Dëshmitë përmendin policinë serbe si organizatore bashkë me Rojet e urës në sulmin ndaj protestuesve shqiptarë.