Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, ka qëndruar në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së udhëheqësit suprem të Republikës Islamike të Iranit, Ali Khamenei. Siç u njoftua në llogarinë zyrtare të ministrit në Instagram, Bratina është nënshkruar në librin e zisë dhe ka përcjellë ngushëllimet zyrtare të qeverisë dhe popullit serb.
Sipas të dhënave nga Ministria iraniane e Teknologjisë, Inovacionit dhe Çështjeve Ndërkombëtare, ministri serb mbërriti në kryeqytetin iranian më 3 korrik, ku u prit nga zëvendësministri Mohammad Hafez Hakami. Ceremonia shumëditore e varrimit për Ali Khamenein, i cili u vra më 28 shkurt në ditën e parë të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit, nisi zyrtarisht më 4 korrik.
Kjo vizitë është kritikuar nga Partia opozitare e Lirisë dhe Drejtësisë në Serbi. Opozita ka kërkuar sqarime nëse presidenti Aleksandar Vuçiq kishte njoftuar administratën amerikane për këtë vizitë diplomatike. Sipas partisë, ky veprim vë në dyshim angazhimin e Beogradit për harmonizimin e politikës së jashtme me Bashkimin Evropian, që paraqet një ndër kushtet për përparimin e procesit të integrimeve evropiane.
Beogradi zyrtar ka ruajtur marrëdhënie miqësore me Iranin gjatë viteve të fundit, pavarësisht faktit se ky shtet ndodhet nën sanksione ndërkombëtare për shkak të aktiviteteve bërthamore dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.