Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit bëri të ditur se gjatë ditës së nesërme nuk do të zbatohet asnjë kufizim për lëvizjen e automjeteve të rënda në rrjetin rrugor. Ky vendim është marrë pas vlerësimit të parashikimeve zyrtare të temperaturave, të cilat tregojnë se nuk do të krijohen kushtet e përcaktuara në vendimin për kufizimet e përkohshme të qarkullimit.
Sipas njoftimit zyrtar, qarkullimi për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë do të jetë i lirë dhe pa ndalesa. Ministria theksoi se do të vijojë monitorimin e përditshëm të kushteve meteorologjike. Në rast se kushtet për zbatimin e kufizimeve do të plotësohen në të ardhmen, autoritetet njoftuan se do të njoftojnë me kohë operatorët ekonomikë dhe publikun e gjerë.