Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) ka bërë të ditur se për ditën e nesërme nuk do të zbatohen masat kufizuese për automjetet që transportojnë mallra me masë totale mbi 20 tonë. Ky vendim është marrë pas vlerësimit të kushteve meteorologjike, pasi parashikimet për temperaturat nuk e bëjnë të nevojshme ndalimin e lëvizjes së këtyre mjeteve.
Kufizimet për automjetet e rënda vendosen periodikisht nga autoritetet gjatë ditëve me temperatura shumë të larta, me qëllim mbrojtjen e shtresave të asfaltit dhe rritjen e sigurisë në trafik.
MIT ka theksuar se po vazhdon monitorimin e përditshëm të parashikimeve të motit. Institucioni do të njoftojë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në kohë, nëse ndryshimet në kushtet atmosferike do të kërkojnë aktivizimin e masave kufizuese në të ardhmen.