Që prej orëve të para të ditës së sotme, të gjitha rrugët e Qarkut Dibër janë të mbuluara nga mjegullë e dendur, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të fushëpamjes së kufizuar.
Situata komplikohet nga automjetet që lëvizin pa drita të ndezura dhe nga këmbësorët, të cilët bëhen të vështirë për t'u parë nga drejtuesit.
Mjegulla është e pranishme në akset kryesore:
• Burrel – Klos
• Rruga e Arbrit
• Bulqizë – Peshkopi
Për të monitoruar qarkullimin dhe për të parandaluar aksidentet, policia ka vendosur njësi në pika kyçe të këtyre akseve rrugore.
Uniformat blu u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve:
• Të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit.
• Të mbajnë distancën e duhur.
• Të shmangin parakalimet.
• Të mbajnë dritat e mjegullës të ndezura.
Mjegulla ka qenë e pranishme prej disa ditësh, duke bërë që lëvizja e mjeteve të bëhet me vështirësi.