Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Ky vendim u mor më 25 mars 2026.
Mustafa deklaroi se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje vetëm pse një parti dëshiron ta bëjë Albulenën ushtruese të detyrës së Presidentes, që ta emërojë kryeprokurorin, drejtorin e AKI-së dhe datën e zgjedhjeve sipas qefit të Albinit.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët kanë një afat shtesë prej 34 ditësh për të zgjedhur Presidentin e ri. Nëse pas këtij afati nuk arrihet zgjedhja, Kuvendi shpërndahet dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen 45 ditë pas shpërndarjes së tij.