Amir Rrahmani, kapiten i kombëtares së Kosovës dhe qendërmbrojtës i Napolit, ka marrë ofertë për rinovimin e kontratës nga klubi italian. Sipas raportimeve të Tuttosport, marrëveshja parashikon zgjatje deri në vitin 2028, me opsion për një sezon tjetër, dhe rritje page nga 3.2 milionë euro në 3.8 milionë euro në sezon. Kontrata aktuale skadon në 2027.
Ky është sezoni i gjashtë i Rrahmanit me Napolin. Ai pritet ta pranojë ofertën, sipas burimeve pranë klubit, pavarësisht problemeve fizike.
Mbrëmë, në ndeshjen Napoli-Roma që përfundoi baraz me 2-2, Rrahmani u lëndua në minutën e 70-të. Lëndimi ndodhi pas një dyluftimi me Wesley Françën, ku ai shkaktoi penallti. Ky është lëndimi i tretë këtë sezon: i pari në shtator kundër Zvicrës, i dyti në janar që e mbajti jashtë për katër ndeshje.
Stafi mjekësor i Napolit do të kryejë ekzaminime për të përcaktuar kohën e rikthimit, por shenjat tregojnë për një dëmtim serioz dhe të gjatë.