Nasim Haradinaj, ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, në emisionin „Ora 7” të Klan Kosova, kritikoi ashpër Gjykatën Speciale.
Ai deklaroi se kjo gjykatë ka humbur besueshmërinë dhe do të mbetet njollë në historinë e drejtësisë, pavarësisht vendimit që do të marrë.
Sipas Haradinajt, proceset gjyqësore të deritanishme janë shoqëruar me shkelje të shumta dhe padrejtësi ndaj të akuzuarve. Ai tha: „Çfarëdo vendimi të merr, kjo Gjykatë do të jetë turpi i drejtësisë së këtij shekulli. Edhe me i liru nuk është drejtë, sepse gjatë krejt këtyre proceseve, patjetër që duhet me marrë vendim lirues, nëse ka drejtësi, por edhe nëse merr vendim lirues, kjo Gjykatë do të jetë trupi i këtij shekulli, sepse i ka bërë të gjitha shkeljet mundshme”.
Haradinaj theksoi se një vendim lirues do të ishte i pashmangshëm nëse do të kishte drejtësi, por shtoi se edhe një vendim i tillë nuk do ta riparonte dëmin e shkaktuar nga proceset e deritanishme.