Negociatat për mesfushorin 30-vjeçar të Manchester Cityt, Rodri, kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa palët po diskutojnë termat financiarë për transferimin e tij te Real Madridi. Gazetari Rodra thekson se kostoja e operacionit pritet të jetë rreth 65 milionë euro, ndërsa raportimet nga Sky Sport bëjnë me dije se klubi anglez kërkon rreth 75 milionë euro për kartonin e lojtarit. Nga ana tjetër, drejtuesit madrilenë vlerësojnë se transferimi duhet të mbyllet brenda diapazonit 40-70 milionë euro.
Situata e Rodrit mbetet në qendër të vëmendjes pas operacionit të tij të suksesshëm. Trajneri i Manchester Cityt, Enco Mareska, i ka cilësuar raportimet për largimin e mesfushorit si spekulime, duke konfirmuar se lojtari është aktualisht me pushime dhe pritet të rikthehet pranë skuadrës pas përfundimit të tyre. Megjithatë, raportimet nga gazetarja Arancha Rodriguez sugjerojnë se spanjolli është i etur për të kaluar te klubi madrilen gjatë kësaj vere.
Finalizimi i këtij transferimi mund të varet nga gjetja e një zëvendësuesi nga ana e klubit anglez, i cili është identifikuar si Ayyoub Bouaddi. Ndërkohë, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, kërkon përforcimin e mesfushës me një lojtar të profilit të Rodrit. Përveç kësaj, klubi madrilen është përfshirë në bisedime për transferimin e sulmuesit të Leipzigut, Yan Diomande, me një vlerë totale që mund të arrijë në 132 milionë euro (122 milionë euro shumë fikse dhe 10 milionë euro bonuse), si dhe vazhdon negociatat për rinovimin e kontratës së Vinicius Juniorit, të cilat mbeten të hapura.