Një grua nga qyteti i Prizrenit i është drejtuar Policisë së Kosovës për të raportuar zhdukjen e vajzës dhe djalit të saj. Denoncimi është bërë më 2 gusht 2026, ndërsa ankuesja ka deklaruar se fëmijët janë larguar nga shtëpia në orën 19:00 të datës 30 korrik 2026 dhe që nga ai moment vendndodhja e tyre mbetet e panjohur.
Pas verifikimeve të kryera nga organet e rendit dhe në bazë të deklaratës së nënës, ka rezultuar se të miturit janë recidivistë të këtij veprimi, pasi janë larguar nga shtëpia edhe në të kaluarën. Policia e Kosovës njoftoi se rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante, ndërkohë që për zhvillimet e fundit është vënë në dijeni edhe prokurori i çështjes.