Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se Irani nuk do te pajiset me arme berthamore per sa kohe qe ai eshte ne krye te qeverise, pavaresisht marreveshjes se fundit ndermjet Shteteve te Bashkuara dhe Iranit per perfundimin e luftes. Kjo deklarate vjen ne nje periudhe kritikash te brendshme ne Izrael lidhur me menyren se si eshte mbyllur konflikti ushtarak.
Sipas Netanyahut, operacioni i perbashket me Uashingtonin perben fushaten me te madhe ofensive ne historine e Izraelit. Ai raportoi shkaterrimin e objekteve berthamore, neutralizimin e udheheqjes se regjimit, si dhe demtimin e konsiderueshem te kapaciteteve prodhuese te raketave, marines dhe forces ajrore iraniane. Kreu i qeverise vleresoi se demet ekonomike te shkaktuara ndaj Iranit arrijne ne qindra miliarda e madje deri ne nje trilion dollarë.
Ne lidhje me vijimin e operacioneve, Netanyahu sqaroi se lufta nuk ka perfunduar plotesisht. Ushtria izraelite do te mbaje pranine e saj ne zonat e sigurise ne Gaza, Liban dhe Siri, ndersa operacionet do te vazhdojne edhe ne Jemen e Bregun Perendimor. Per te garantuar pavaresine e vendit, qeveria ka alokuar nje buxhet shtese prej 350 miliarde shekelesh (rreth 88 miliarde euro), te cilat do te investohen ne teknologji te avancuara te mbrojtjes.