Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit në moshën 76 vjeç, bëri të ditur se ka kaluar një trajtim mjekësor për kancer në prostatë të zbuluar në fazë shumë të hershme.
Sipas deklaratës së tij në rrjetin social X, tumori u identifikua gjatë kontrolleve rutinë pas një operacioni të kryer në dhjetor 2024 për zmadhim beninj të prostatës. Mjekët konstatuan një njollë të vogël, më pak se një centimetër, që rezultoi tumor malinj pa metastaza apo përhapje në trup.
Netanyahu zgjodhi trajtimin e menjëhershëm. Sipas tij dhe letrave nga mjekët e tij, procedura e ka eliminuar plotësisht problemin. "Falë Zotit, jam mirë. Pata një problem të vogël me prostatën, i cili u trajtua plotësisht", deklaroi ai, duke theksuar se ndodhet në gjendje të shkëlqyer fizike.
Ai kishte kërkuar shtyrjen e raportit vjetor mjekësor me dy muaj, në mënyrë që të mos publikohej në kulmin e tensionit me Iranin. Sipas tij, kjo shmangte përhapjen e propagandës së rreme nga regjimi iranian kundër Izraelit.
Raporti konfirmon mungesën e problemeve të reja me zemrën që nga vendosja e stimuluesit kardiak në 2023. Zyra e Kryeministrit e bëri publike ndërhyrjen e 2024-s në atë kohë, ndërsa ky është shpallja e parë e diagnozës me kancer.