Newborn, simboli artistik i Pavarësisë së Kosovës, ka marrë një formë të re për 18-vjetorin e saj më 16 shkurt 2026.
Autori Fisnik Ismaili ka shpjeguar domethëninë e këtij ndryshimi, duke thënë se i është kushtuar rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë dhe shtetndërtimit përmes luftës çlirimtare dhe vlerave të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor në mbështetje të kësaj lirie.
Domethënitë e reja të Newborn-it janë:
- Nationhood / Shtetësi
- Endurance / Qëndresë
- Work / Punë
- Bravery / Trimëri
- Obligation / Obligim
- Resilience / Rimëkëmbje
- New Beginnings / Fillime të reja
Në shpjegimin e tij, Fisnik Ismaili ka shkruar: «Kushtuar Kosovës, rrugëtimit të saj drejt lirisë dhe shtetndërtimit përmes luftës çlirimtare dhe vlerave të përbashkëta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si aleati kyç në mbështetjen e kësaj lirie. KOSOVA 18 USA 250».