Niko Peleshi, Kryetar i Kuvendit, uroi të gjithë mësuesit dhe pedagogët shqiptarë me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit.
Ai vlerësoi kontributin e tyre të çmuar në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj. Në urim, Peleshi theksoi se mësuesit formësojnë vlera dhe frymëzojnë vajzat dhe djemtë e Shqipërisë për të ndërtuar themelet e së ardhmes.
Kryetari i Kuvendit përcolli një reflektim të pedagoges Belfjore Qose së Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, mbi rolin dhe përkushtimin e mësimdhënësve në shoqëri.
Dita e Mësuesit është simbol i mirënjohjes për përkushtimin, profesionalizmin dhe sakrificat e mësuesve, të cilët çdo ditë përcjellin dije.