Në Tiranë ka nisur Samiti i IV i Diasporës, i cili zhvillohet deri më 15 prill 2026. Ngjarja, nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ka si moto “Përmes Rrënjëve Lartësohemi” dhe mbledh personalitete nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora.
Ceremonia e mirëseardhjes
Ceremonia u zhvillua në orën 18:00 në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, me praninë e Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama, krerëve të komuniteteve fetare, ministrave, deputetëve dhe drejtuesve të institucioneve shtetërore. Samiti kryesor do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve më 14-15 prill.
Programi me panele tematike
Programi ofron panele në fusha si ekonomia, inovacioni, arsimi, shëndetësia, arti dhe ruajtja e identitetit kombëtar. Mes ngjarjeve kryesore janë:
- Ekonomia, inovacioni dhe zhvillimi;
- Diaspora partner në biznes dhe inovacion;
- Zhvillimi lokal dhe rural, me kryebashkiakë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës;
- Integrimi evropian;
- Edukimi, shkenca dhe shëndetësia;
- Mësimi digjital dhe gjuha shqipe;
- Diaspora dhe kërkimi shkencor (Programi READ);
- Sistemi shëndetësor;
- Kultura, identiteti dhe bashkëpunimi politik;
- Bota arbëreshe dhe identiteti kombëtar;
- Diaspora mbarëshqiptare;
- Mëngjesi i vëllazërimit mes klerikëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare nga diaspora (SHBA, Zvicër, Gjermani);
- Arti, sporti dhe gastronomia;
- Softpower-i sportive;
- Zërat e diasporës.
Aktivitete mbështetëse
Përgjatë ditëve, Pallati i Kongreseve do të presë takime B2B, rrjetëzim për bizneset e diasporës, hapësirë promovuese “Made in Albania” dhe ekspozita.
Përditësime
Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, merr pjesë si panelist në Samitin e IV-të të Diasporës në Tiranë.
Paneli përfshin:
- Ferit Hoxha (Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme);
- Ali Ahmeti (Kryetar i BDI-së, RMV);
- Dritan Abazoviq (ish-kryeministër dhe deputet, Mali i Zi);
- Arbër Gashi (deputet në Parlamentin suedez);
- Lazim Destani (kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës).