Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026 nisin sot në orën 20:00, me një ceremoni hapëse të zhvilluar njëkohësisht në stadiumin San Siro të Milanos dhe në Cortina d’Ampezzo. Ky edicion, i pari i shpërndarë në gjithë harkun alpin, shënon rikthimin e Italisë në Olimpiadat Dimërore 20 vjet pas Torino 2006.
Flaka Olimpike mbërriti dje në sheshin Duomo të Milanos pas një rrugëtimi prej mbi 12 000 kilometrash nga Greqia nëpërmjet 60 qyteteve italiane. Gjatë eventit pati protesta kundër sponsorëve për impaktin ambiental, ndërsa u vunë re flamuj palestinezë mes turmës. Ceremonia përfshin artistë si Mariah Carey, Laura Pausini, Franco Baresi dhe Beppe Bergomi, me momente të frymëzuara nga kultura italiane.
Harta e garave
Në këtë Olimpiadë do të zhvillohen 11 disiplina sportive, duke përfshirë debutimin e skialpinizmit. Garat shpërndahen në:
- Milano dhe Valtellina: hokej mbi akull, patinazh, stili i lirë dhe ski alpiner për meshkuj në pistën Stelvio di Bormio;
- Cortina d’Ampezzo: ski alpiner për femra, bob, skeleton dhe slitë;
- Anterselva: biatlon;
- Val di Fiemme: kërcim me ski, kombinim nordik dhe ski i fondit.
Pjesëmarrja shqiptare
Shqipëria shënon pjesëmarrjen e saj të gjashtë në histori në Olimpiadat Dimërore, me rekordin e katër sportistëve, të gjithë skiatorë: Lara Colturi, Lisa Brunga, Denni Xhepa dhe Semire Dauti. Pritshmëritë më të larta janë te Lara Colturi, 19-vjeçare nga Piemonte, vajza e kampiones olimpike Daniela Ceccarelli. Ajo vendosi të garojë për Shqipërinë tre sezone më parë dhe këtë sezon ka arritur 4 podiume në slalom si dhe vendin e 6-të në gjigant të Kranjska Gora.
Lara Colturi do të jetë flamurmbajtësja e Shqipërisë në Cortina d’Ampezzo, ku do të parakalojë e para. Olimpiada zgjat deri më 22 shkurt.
Përditësime
Lara Colturi parakaloi me flamurin shqiptar në Cortina d'Ampezzo, ndërsa Denni Xhepa parakaloi në Livigno.
Garat specifike:
- Denni Xhepa: Slalom Gjigant, 11 shkurt, ora 11:30, Bormio.
- Lara Colturi dhe Semire Dauti: Slalom Gjigant, 15 shkurt, Cortina.
Kryeministri Edi Rama i uroi sportistët shqiptarë Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti në rrjetet sociale, duke përmendur flamurin kuqezi në San Siro.
Presidenti Bajram Begaj postoi për mikpritjen nga Presidenti italian Sergio Mattarella dhe uroj sportistët shqiptarë.
Datat e garave:
- 14 shkurt: Denni Xhepa – slalom, 11:30, Bormio;
- 16 shkurt: Denni Xhepa – slalom, 10:00, Bormio;
- 18 shkurt: Lara Colturi, Lisa Brunga, Semire Dauti – slalom, 10:00/13:30, Cortina.
Ceremonia hapëse përfshin mbi 1.250 performues vullnetarë dhe 1.400 kostume speciale.
Disa disiplina kanë nisur para ceremonisë: curling, patinazh artistik, hokej dhe snowboard.
Lindsey Vonn, Jordan Stolz dhe Nick Baumgartner janë në qendër të vëmendjes, me pritshmëri të larta për medalje në Olimpiadën Dimërore Milano-Cortina 2026.