Ka kaluar një muaj që kur SHBA dhe Izraeli nisën luftën me Iranin më 28 shkurt 2026, duke shkaktuar një konflikt që ka përfshirë Lindjen e Mesme. Sipas vlerësimit të CNN-së, bazuar në të dhënat e autoriteteve rajonale, mijëra njerëz kanë humbur jetën.
Autoritetet kanë dhënë këto shifra për numrin e viktimave:
• Irani: Të paktën 1.900 persona të vrarë në sulmet ndaj vendit që nga 28 shkurti, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane. Më 16 mars, ministri i jashtëm iranian deklaroi se qindra civilë, përfshirë më shumë se 200 fëmijë, janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.
• Libani: Të paktën 1.189 persona të vrarë në sulmet izraelite që nga 2 marsi, sipas ministrrisë së shëndetësisë libaneze. Midis tyre, të paktën 124 fëmijë.
• Iraku: Të paktën 96 persona të vrarë në të gjithë vendin, thanë autoritetet. Në Rajonin gjysmë-autonom të Kurdistanit, 13 persona kanë humbur jetën, sipas qeverisë rajonale.
• Izraeli: Rreth 19 civilë të vrarë brenda vendit, pa llogaritur vdekjet indirekte nga sulmet. Katër ushtarë izraelitë u vranë në Libanin Jugor, sipas ushtrisë izraelite.
• SHBA: 13 anëtarë të shërbimit amerikan të vrarë që nga fillimi i luftës, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së.
Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën edhe në vende të tjera të rajonit. Vdekje për shkak të konfliktit janë raportuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Kuvajt, Bregun Perëndimor të pushtuar, Oman, Bahrein dhe Arabinë Saudite, sipas autoriteteve lokale.
Përditësime
HRANA ka verifikuar 3.722 vdekje në Iran: 1.568 civilë, 236 fëmijë, 1.211 ushtarakë dhe 707 të paklasifikuar. Grupi ka qenë i saktë në konflikte të mëparshme.
Zhvillime të tjera:
- Në Liban: Mbi 1 milion të zhvendosur.
- Në Izrael: 6 viktima në luftime me Hezbollahun në Libanin jugor (nga 4 më parë).
- Në Shtetet e Gjirit dhe Bregun Perëndimor: Mbi 20 të vrarë.