Një person është therur me thikë mbrëmjen e së dielës në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në rrugën Nëna Terezë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar incidentin. Ajo ka deklaruar se policia ka marrë informacionin për një lëndim trupor në atë vend. Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
Sipas të dhënave fillestare, lëndimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një mjet i mprehtë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për motivet apo personat e përfshirë.
Deklarata e plotë e Flora Ahmeti është: «Sot rreth orës 20:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person, i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë, policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti».
Përditësime
Policia e Kosovës raportoi në bilancin 24-orësh se katër persona të panjohur sulmuan dy meshkuj kosovarë në Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë. Njëri u ther dhe u dërgoi në QKUK. Nuk raportohen arrestime.
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona pas therjes me thikë në Fushë Kosovë.