Policia e Kosovës raportoi një rast vrasjeje në tentativë të ndodhur të premten, më 23 janar 2026, rreth orës 15:42, në Rrugen e Pejës në Fushë Kosovë.
Një mashkull kosovar u gjet i lënduar në vendngjarje dhe u dërgua menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.
Lidhur me rastin u njoftua prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Policia nuk ka dhënë ende detaje për identitetin e viktimës apo dyshime për autorë.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës konfirmon se "është gjetur i lënduar viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime".