Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit në Prishtinë ka shqiptuar 220 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik gjatë ditës së djeshme, në kuadër të aktiviteteve të rregullta operative.
Prej këtij numri, 50 gjoba janë identifikuar përmes veturave të pajisura me pajisje inteligjente. Këto pajisje kanë evidentuar shkelje si drejtimi i automjetit me regjistrim të skaduar dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.
Gjatë këtyre veprimeve, 35 shoferëve u është sekuestruar patentë-shoferi, ndërsa gjobat e shqiptuara do t’u dërgohen kundërvajtësve përmes postës.
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit u bën thirrje pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar për rritjen e sigurisë në rrugë.