Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mirëpriti vendimin e Bashkimit Evropian për të hequr të gjitha masat e vendosura ndaj Kosovës.
Ky konfirmim erdhi më 17 mars 2026, siç njoftoi vetë Osmani në një postim në platformën X.
Sipas postimit, vendimi bazohet në njoftimin e bërë në dhjetor nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Komisioni konfirmoi se ky vendim është zbatuar plotësisht.
Osmani shkroi: "Based on the decision announced in December by @EU_Commission President @vonderleyen to lift all EU measures against Kosovo, following the EU–Western Balkans Summit, we welcome today’s confirmation by the Commission that this decision has now been fully implemented."
Ajo shprehu mirënjohje ndaj Komisionit Evropian për këtë hap.