Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, në një intervistë për Telegrafin dhe podcast-in Përballje me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, foli për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, organizatë të themeluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me presidentin Donald Trump.
Osmani e vlerësoi këtë hap si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të Kosovës në vitet e fundit. Ajo theksoi se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare është lajm i mirë, veçanërisht kur udhëhiqet nga SHBA, aleati strategjik që ka ndihmuar Kosovën të arrijë lirinë, pavarësinë, demokracinë dhe paqen.
"Është krejtësisht i natyrshëm rreshtimi politik i Kosovës me SHBAnë** sa herë që ka nisma të tilla të rëndësishme ndërkombëtare", tha ajo, duke shtuar se ky hap forcon drejtpërdrejt subjektivitetin dhe zërin ndërkombëtar të Kosovës.
Presidentja shpjegoi se Kosova u ftu si shtet themelues, çka përbën vlerësim të jashtëzakonshëm nga SHBA për popullin dhe shtetin e Kosovës si faktor të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin, jo vetëm në rajon, por edhe përtej. Kjo fuqizon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.
Në intervistë, Osmani përmendi takimin e saj me Donald Trump, raportet strategjike me SHBAnë**, mundësitë për diplomaci të re dhe angazhimin me shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe obligimet, përgjegjësitë dhe përfitimet nga kjo përfshirje.