OTP Bank Albania inauguroi një degë të re në godinën DownTown, në zemër të Tiranës, në Bulevardin Bajram Curri. Kjo shënon një hap tjetër në transformimin e rrjetit të degëve sipas standardeve më të fundit të Grupit OTP, proces i nisur në 2025.
Degët e reja konceptohen si hapësira funksionale dhe mikpritëse, jo vetëm si pika shërbimi. Ato përmirësojnë ndërveprimin dhe përvojën e klientit, me fokus në cilësi, komoditet dhe thjeshtësi. Modeli ndërthur praninë fizike me standarde të larta në shërbim, organizim dhe komunikim, duke ofruar më shumë privatësi, hapësira digjitale dhe cilësi shërbimi për klientët dhe stafin.
Gjatë ceremonisë së inaugurimit, Bledar Shella, Drejtor i Përgjithshëm i OTP Bank Albania, deklaroi: "Strategjia jonë është të jemi një bankë model për të gjithë klientët. Degët e reja ofrojnë më shumë privatësi, më shumë hapësira digjitale dhe një cilësi më të lartë shërbimi si për klientët, ashtu edhe për stafin. Synimi ynë është të bëhemi një nga bankat më të mëdha në vend dhe njëkohësisht më e mira për sa i përket shërbimit ndaj klientit."
Hapja përkon me 7-vjetorin e ardhjes së Grupit OTP në Shqipëri, një ndër liderët në tregun financiar të Evropës Qëndrore dhe Lindore (CEE). Grupi e konsideron Shqipërinë destinacion të rëndësishëm për investime dhe angazhohet për rritje. OTP Bank Albania modernizon infrastrukturën IT dhe digjitale, përfshirë sistemin e mobile banking-ut dhe pagesave, duke u pozicionuar në krye të inovacionit digjital.
Bledar Shella shtoi: "Ajo çka na bën unik është ndërtimi i marrëdhënieve të forta dhe transparente me klientët. Investimet tona përgjatë vitit 2026 do të vazhdojnë si në zgjerimin e rrjetit të degëve, ashtu edhe në forcimin e burimeve njerëzore, duke siguruar cilësinë më të lartë të stafit në sistemin bankar."