Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka ngritur dyshime se ligjëratat e Gjykatës Speciale në shkolla të Kosovës synojnë të ndikojnë opinionin publik dhe nxënësit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si dhe ish-krerëve të saj që gjykohen në Hagë. Këto veprime, sipas organizatës, mund të shërbejnë si fushatë për krijimin e një terreni kundërshtues ndaj luftës çlirimtare.
Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, u shpreh i befasuar nga zhvillimet dhe i konsideroi ato të papranueshme. Ai theksoi se Gjykata Speciale, e cila sipas tij është e njëanshme dhe nuk e pranojnë, po zhvillon për herë të parë aktivitete të tilla në shkolla.
Në deklaratën për media, Gucati tha: “Na ka ardhur befasi, sinqerisht nuk e kemi pritur që ndodh që një Gjykatë Speciale [...] që shkon dhe bën fushatë nëpër shkolla. [...] Ne nuk e dimë a kanë bërë fushatë anti-UÇK apo [...] duke përgatitur një terren që ta bindin opinionin, ku tash kanë filluar që të shkojnë edhe te fëmijët dhe nëpër shkolla që dëshirojnë me i bind edhe fëmijët me i kthy kundër UÇK-së”.
Gucati u bëri thirrje të gjitha shkollave në Kosovë të mos pranojnë ligjëratat apo fushatat nga Gjykata Speciale. Ai kërkoi që kryetarët e komunave të marrin masa disiplinore ndaj drejtorëve të shkollave që i kanë lejuar këto aktivitete, duke specifikuar se nuk flet për suspendim nga puna.
“Janë duke përgatitur ndonjë terren, me siguri për ne është e papranueshme, ne e dënojmë si akt të tillë”, nënvizoi ai.
Përditësime
Gucati akuzoi se drejtorët e shkollave u telefonuan nga dikush për të lejuar ligjëratat e Gjykatës Speciale.
«Dikush i ka thirrur në telefon dhe u ka thënë le t’i pr», deklaroi ai për EO.