Ditën e diel, 15 mars 2026, moti parashikohet relativisht i qëndrueshëm në Shqipëri.
Do të ketë kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura në male gjatë orëve të mesditës deri pasdites. Pas orëve të pasdites, moti parashikohet sërish i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Reshjet e shiut parashikohen të dobëta dhe të izoluara në formë pikash në relievet malore veri e lindje, në orët e mesditës dhe pasdites.
Era juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s. Në bregdet, lugina dhe male, shpejtësia mund të arrijë hera-herës 15 m/s.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.