Për ditën e enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare që do të shfaqen gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, veçanërisht në zonat malore. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në formë pikash gjatë mesditës.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 12 m/s. Gjendja në det do të paraqitet me një valëzim të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat e ditës do të luhaten me vlera minimale prej 7 gradë Celsius dhe vlera maksimale deri në 33 gradë Celsius.