Për ditën e sotme, 7 tetor 2026, territori i vendit do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash të larta kalimtare, të cilat do të përqendrohen kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore në orët e mesditës dhe pasdites, veçanërisht në zonat veriore, deri në orët e mëngjesit, shoqëruar me kthjellime.
Era do të fryjë me një drejtim kryesor nga juglindja në jugperëndim. Shpejtësia mesatare e erës do të jetë 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet që shpejtësia të arrijë hera-herës deri në 15 m/s. Gjendja në dete parashikohet me një valëzim të forcës 2-3 ballë.