Vendi ynë do të vijojë të ketë temperatura të larta dhe mot të kthjellët gjatë ditëve në vijim. Sipas sinoptikanes Eneida Doçi, fundjava do të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm dhe vranësira të pakta kalimtare, duke krijuar kushte ideale për aktivitete në natyrë apo plazh.
Temperaturat minimale nuk do të bien nën 14 gradë Celsius, ndërsa në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, vlerat termike gjatë fundjavës pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius. Rritja e temperaturave do të vijojë përgjatë javës në vijim, ku të mërkurën dhe të enjten termometri do të shënojë deri në 35 gradë Celsius.
Në zonat malore mund të ketë reshje të izoluara. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga jugperëndimi në juglindje, duke mbajtur kushtet atmosferike të qëndrueshme për pjesën më të madhe të territorit.