Historiani dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo, ka kujtuar bombardimin e NATO-s ndaj Serbisë, 27 vite më parë, gjatë një interviste në emisionin "Opinion" të Klan TV më 24 mars.
Ai u pyet për takimin e liderëve të Ballkanit të zhvilluar në Kretë më 4 nëntor 1997, ku kryeministri i Shqipërisë së asaj kohe, Fatos Nano, u takua me liderin serb Sllobodan Millosheviq.
Sipas Milos, takimi i paraparë në nivel delegacionesh nuk u realizua, sepse Shqipëria kishte vënë kusht që të shtrohej çështja e Kosovës. Millisheviq refuzoi dhe pala shqiptare hoqi dorë nga ai format.
Pas drekës, ndërsa liderët dilnin në derë, Nano dhe Millisheviq shtrënguan dorë – siç shihet në fotografinë e njohur – dhe ky i fundit propozoi një takim privat. Ata u takuan vetëm për vetëm në orën 4 pasdite, në katin e dytë të ndërtesës, për rreth 90 minuta.
Milo nuk e mbështeti atëherë këtë takim, sepse Nano dhe Millisheviq nuk dhanë detaje të plota. Nano dha një version të shkurtër e jo të plotë, ndërsa pala jugosllave mbajti një konferencë shtypi me deklarata të përgjithshme, pa zbuluar thelbin e bisedës.
Milo e përshkroi Millisheviqin si një person që kërkonte të imponohej dhe nuk pranonte pozita të barabarta.