Qytetarët e Pejës u mblodhën mbrëmjen e 26 tetorit për të përkujtuar Arlinda Zekajn, e cila u vra në Vitomiricë. Në sheshin e qytetit u vendos një letër e madhe, përmes së cilës u rikujtua letra që Zekaj u kishte drejtuar institucioneve, duke kërkuar ndihmë dhe mbrojtje.
Për vrasjen e saj dyshohet kunati, Albert Sylaj, i cili, sipas policisë, vazhdon të jetë në arrati.
Ceremonia e varrimit të Zekajt do të mbahet më 27 tetor, në orën 15:00, në fshatin Radac të Pejës.