Një përleshje fizike ka ndodhur më 4 shkurt 2026, rreth orës 17:40, në sheshin Adem Jashari në Lipjan, ku janë përfshirë disa persona.
Sipas të dhënave fillestare, dy prej tyre kanë mbetur të lënduar: njëri dyshohet se është lënduar me mjet të fortë, ndërsa tjetri me mjet të mprehtë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin. Ajo ka bërë të ditur se policia ka shoqëruar në stacion gjashtë persona, prej të cilëve tre janë të dyshuar lidhur me incidentin.
Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.