Një përleshje fizike mes pesë personave ka ndodhur pasditen e 7 shkurtit 2026 në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku në rrugën “Mon Balaj”.
Ngjarja u zhvillua rreth orës 18:00. Të gjithë të përfshirët pësuan lëndime trupore dhe pranuan tretman mjekësor.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, konfirmoi rastin. Ai deklaroi: «Sot rreth orës 18:00, në rrugën “Mon Balaj”, në Prishtinë, pas një aksidenti trafiku, pesë persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Personat e përfshirë në rast kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me aksidentin, veprimet dhe procedurat e mëtejme janë duke u zhvilluar nga Njësia e Trafikut».
Policia ka dalë në vendngjarje dhe po kryen hetimet për rrethanat e aksidentit dhe përleshjes.