Mbrëmjen e së shtunës, më 28 shkurt 2026 rreth orës 22:40, shtatë persona u përleshën fizikisht në rrugën Lulishtja në Gjilan.
Sipas njoftimit të policisë, në përleshje u përdorën mjete të mprehta, thika. Si pasojë, të gjithë pësuan lëndime trupore.
Pas trajtimit fillestar mjekësor në Spitalin e Gjilanit, pesë prej tyre u liruan, ndërsa dy të tjerë, për shkak të lëndimeve të rënda, u transportuan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit të rastit, pesë të dyshuarit u arrestuan pas intervistimit dhe u dërguan në mbajtje.
Rasti u regjistrua si vrasje në tentativë nga policia e Gjilanit.