Në kilometrin e dytë të superstradës Lezhë–Milot është regjistruar një aksident rrugor rreth orës 14:30 të së mërkurës, më 11 shkurt. Në përplasje janë përfshirë një autoveturë me drejtues P. N., një furgon me drejtues K. Gj. dhe një fuoristradë me drejtuese E. Ll..
Si pasojë e përplasjes, drejtuesit K. Gj. dhe E. Ll. janë lënduar dhe transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej drejtuesve është testuar në vendngjarje dhe ka rezultuar negativ për alkoolin.
Qarkullimi në zonë është kufizuar përkohësisht për shkak të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një parakalim i gabuar nga një prej mjeteve.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Po punohet për normalizimin e qarkullimit.