Protesta e sotme në lidhje me çështjen e Zvërnecit ka eskaluar në përplasje fizike midis protestuesve dhe forcave të rendit. Ndryshe nga tri tubimet e mëparshme, pjesëmarrësit kanë thyer gardhin metalik të vendosur te Ura e Lanës në kryeqytet.
Masat e sigurisë ishin shtuar në këtë zonë për shkak të zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Izraelit në stadiumin Air Albania. Pas çarjes së rrethimit, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion për të shpërndarë turmën.