Pas tërheqjes së shortit të Ligës së Kombeve në Bruksel të Belgjikës, përzgjedhësi i Republikës së Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka komentuar grupin B3, ku luajnë kombëtarët e Irlandës, Kosovës, Austrianë dhe Izraelit.
Hallgrimsson, ish-përzgjedhës islandez, e ka cilësuar grupin si interesant dhe të vështirë për shkak të kundërshtarëve të fortë. Ai ka veçuar performancën e Kosovës, që ka renditjen më të ulët në FIFA krahasuar me të tjerët, por ka pasur ecuri të mirë në 15 ndeshjet e fundit.
Në deklaratën e tij të enjten pas shortit, Hallgrimsson ka thënë: «Është grup interesant. Do të jetë vështirë për ne, kemi kundërshtarë të fortë. Dhe madje Kosova, që ishte me renditjen më të ulët në grupin tonë, ka pasur me të vërtetë ecuri impresive nga 15 ndeshjet e fundit, me dy humbje, dy barazime dhe 11 fitore. Kështu që, me të vërtetë është ecuri impresive».
Kjo statistikë – 11 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje – ka tërhequr vëmendjen e Hallgrimssonit, duke e renditur Kosovën si kundërshtar sfidues në grup.