Akil Tahiri, 35-vjeç, banues në Fushë Kuqe të Kurbinit, u paraqit rreth orës 11:15 në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim pas plagosjes me armë zjarri në këmbë.
Ngjarja ndodhi në Fushë Kuqe, në rrethana ende të paqarta. I plagosuri mori ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Kurbinit u njoftua nga spitali dhe ka nisur veprimet hetimore. Grupi hetimor, në drejtim të Prokurorisë, po punon në vendngjarje për të mbledhur dëshmi, sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe identifikuar autorët e mundshëm.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje për shkaqet. Mbetet për t’u sqaruar nëse bëhet fjalë për vetëplagosje apo ndërhyrje të të tjerëve.
Përditësime
Policia gjeti dy gëzhoja në vendngjarje.
Akil Tahiri, 35-vjeç, është dënuar më parë me burg për grabitjen e një gruaje në zonën e Milotit.
Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim Fation Cobelitin (alias Fation Staka), 40 vjeç, si autor të dyshuar për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.
- Renato Marku, 26 vjeç, shpallur në kërkim për moskallëzimin e krimit pasi shoqëroi të plagosurin në spital.
- Ngjarja ndodhi në fshatin Gurëz pas një konflikti për motive banale.
- Akil Tahiri mbërriti në Spitalin e Laçit rreth orës 10:20; roja A.I., 58 vjeç, nuk njoftoi policinë dhe e dërgoi në Traumë; ai procedohet për shpërdorim detyre.