Një ngjarje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit, ku ka mbetur i plagosur 35-vjeçari Brian Syzo. Pas ndihmës së parë në spitalin e qytetit, mjekët kanë vendosur për transferimin e tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, plumbi ka goditur këmbën e të dëmtuarit, duke prekur një prej venave kryesore, fakt ky që përbën rrezik të lartë për komplikacione të rënda shëndetësore.
Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Nikolla Agolli. Autoritetet po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.
Përditësime
Policia e Shtetit arrestoi autorin e plagosjes me armë zjarri në Pogradec, Nikolla Agolli, gjatë një operacioni në Qafë Thanë. I plagosuri u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Hetimet zbuluan se konflikti kishte zanafillë në vitin 2023, kur Sindi Syzo, vëllai i të plagosurit, kishte goditur me thikë Nikolla Agollin.