Platforma qytetare Liria ka Emër ka publikuar një pankartë me mbishkrimin "Kur preket UÇK-ja, ngrihemi të gjithë!". Ky mesazh synon të përcjellë mbështetjen e vazhdueshme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-krerët e saj, të cilët ndodhen në proces gjyqësor në Hagë.
Publikimi i kësaj fotografie vjen në një periudhë kur opinioni publik është në pritje të shpalljes së aktgjykimit për ish-drejtuesit e kësaj ushtrie. Gjatë vitit 2026, platforma Liria ka Emër ka organizuar një sërë aktivitetesh publike në mbështetje të këtij procesi, ndër të cilat veçohet “Marshi për Liri”, zhvilluar më 12 shtator.