Marshimi i protestës së opozitës vijoi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë më 22 mars 2026.
Efektivët e policisë u pozicionuan në disa pika të ish-Bllokut për të bllokuar të gjitha hyrjet dhe për të penguar kalimin e marshimit të Berishës drejt ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha.
Në një prej pikave pranë shesit Uilson, protestuesit goditën forcat Shqiponja me shishe plastike dhe flakadanë.