Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Blerina Malokun, e lindur më 21.02.2004, me vendbanim në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.
Ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve”, duke vepruar si bashkëkryerëse. Kërkesa është autorizuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, dhe i është drejtuar Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Pejë.
Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarës në njoftimin zyrtar për media. Personi konsiderohet i pafajshëm deri në vendim përfundimtar gjyqësor.