Policia e Tiranës zhvilloi një operacion në 20 shkurt 2026 në fshatin Zall të Fushë-Krujës, ku zbuloi dhe sekuestroi një arsenal armësh shpërthyese që dyshohet se i përket shtetasit Ylli Zalla, 49-vjeçar me precedent penal dhe të shpallur në kërkim që nga muaji nëntor i vitit të kaluar.
Gjatë operacionit u sekuestruan këto materiale:
• 24 kallëpe tritoli;
• 11 granata dore sulmuese;
• Sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore dhe fitila zjarrpërcjellës;
• 5 ndezës granatash;
• 74 kapsolla detonatore;
• 19 mbështjellje sferike C4;
• 11 kallëpë dinamiti.
Ylli Zalla kishte pësuar më parë sekuestrimin e një arsnali tjetër armësh, pas së cilës u shpall në kërkim. Autoritetet po hetojnë lidhjen e mundshme të tij me atentatin e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit, ku humbën jetën Gilmando Dani dhe ish-efektivi i AMP-së Muçi Shaljani, i njohur ndryshe si Sheqeri.
Sipas dyshimeve, automjeti tip Toyota, i përdorur nga autorët e atentatit, mund të ketë dalë nga banesa e Ylli Zallës.