Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Meksikës, Genaro Fausto Lozano Valencia. Ambasadori Lozano Valencia, i cili është rezident në Romë, do të përfaqësojë vendin e tij në Shqipëri.
Gjatë takimit, kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve. Presidenti Begaj shprehu bindjen se mandati i ambasadorit të ri do t'i japë një shtysë të re forcimit të dialogut politik, si dhe zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, tregtar, kulturor dhe turistik mes Shqipërisë dhe Meksikës.