Presidenti i Republikës Bajram Begaj priti më 19 mars 2026 me ceremoni zyrtare Fra’ John T. Dunlap, Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
Ceremonia u zhvillua me nderime ushtarake në një atmosferë solemne. Presidenti Begaj u drejtua ndaj të ftuarit me fjalët: “Mirë se vini në Tiranë, Lartësia Juaj e Shquar, Princ dhe Mjeshtër i Madh i Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës, Fra’ John T. Dunlap!”
Pas pritjes zyrtare, kreu i shtetit dhe Fra’ John T. Dunlap zhvilluan një takim me dyer të mbyllura. Në këtë takim diskutuan çështje të rëndësishme të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Urdhrit të Maltës. Vizita shënon një moment të veçantë në marrëdhëniet diplomatike dhe historike mes dy palëve.