Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë të saj, të shpallur më 17 shkurt 2008.
Ai ka ndarë mesazhin në rrjetet sociale, duke vlerësuar përparimet e Kosovës në këtë përvjetor. Begaj shkruan se Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe më shumë njohje ndërkombëtare.
Ai shpreh përulje dhe mirënjohje ndaj atyre që sollën lirinë, si dhe falënderim ndaj miqve dhe partnerëve strategjikë, veçanërisht SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Në përfundim, Begaj bën thirrje për ecjen e përbashkët drejt BE-së, më të bashkuar se kurrë, duke përmbyllur me frazën "Bashkë, jetë e mot!".
Mesazhi i plotë:
Gëzuar Kosovë!
Në këtë 18-vjetor, Kosova është më e fortë, me institucione demokratike të konsoliduara dhe me më shumë njohje ndërkombëtare.
Përulje dhe mirënjohje për ata që sollën lirinë!
Mirënjohës ndaj miqve dhe partnerëve tanë strategjikë, SHBA-së dhe bashkësisë perëndimore, për mbështetjen e fuqishme ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Le të ecim bashkë drejt BE-së më të bashkuar se kurrë!
Bashkë, jetë e mot!