Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin Top Story në ekranin e Top Channel, ku ka adresuar situatën e luftës në Gaza. Gjatë bisedës me moderatoren Grida Duma, Herzog u shpreh se synimi kryesor i shtetit të Izraelit është përfundimi i konfliktit dhe arritja e paqes.
Sipas presidentit izraelit, burimi i tensioneve është Irani, të cilin ai e përshkroi si pjesë të një "perandorie të së keqes". Ai deklaroi se makineria e luftës e mbështetur nga Irani ka ndërmarrë sulme të vazhdueshme me raketa kundër Izraelit. Herzog u ndal te ngjarjet e 7 tetorit 2023, duke theksuar se gjatë atyre sulmeve, qytetarët izraelitë përjetuan akte të rënda dhune, përfshirë vrasje, përdhunime dhe pengmarrje.
"Ne duam ta përfundojmë këtë luftë. Ne prandaj duam të hapim një moment për paqe në rajon", theksoi Herzog në prononcimin e tij, duke e cilësuar domosdoshmëri ndërprerjen e armiqësive.